FOTO/ Ja kush shpallet lojtari më i mirë i muajit tetor në Serie A

Gara për lojtarin më të mirë të muajit tetor në Serie A ishte mes Mauri Icardit të Interit dhe Allan të Napolit, raporton Syri.net.

Nuk ka patur shumë dyshime dhe kapiteni i zikaltërve është shpallur lojtari më i mirë i tetorit në Itali.

Sulmuesi argjentinas ka realizuar 6 gola në këtë sezon, teksa 5 prej tyre i ka shënuar vetëm gjatë muajit që sapo lamë pas.