SHBA/ Rritja e pagave më e larta në nëntë vitet e fundit, hapen edhe 250 000 vende pune vetëm në tetor

Shifrat e fundit zyrtare në SHBA tregojnë se pagat muajn e kaluar kanë bërë rritjen më të madhe në nëntë vitet e fundit.

Departamenti i Punës së SHBA tha se pagat u rritën me një normë vjetore prej 3.1% në tetor, duke u përshpejtuar nga një normë prej 2.8% të muajit të kaluar, shkruan Syri.net.

Ekonomia gjithashtu shtoi 250,000 vende pune muajin e kaluar, duke mposhtur pritjet, ndërkohë që norma e papunësisë mbeti në 3.7%.

Trump publikoji shifrat me anë të një statusi në ‘Twitter’ ku dhe ftonte që të votonin Republicanët.

Në një lëvizje të pazakontë, Shtëpia e Bardhë organizoi gjithashtu një thirrje informuese për gazetarët për të promovuar raportin.

/Syri.net/A.P/