Naser Aliji në gjurmët e Demollarit, prezantohet te Dinamo e Bukureshtit

Klubi i famshëm rumun, Dinamo e Bukureshtit, prezantoi sot mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Naser Alijin, njofton Syri.net.

24-vjeçari është një tjetër shqiptar që do të luajë te Dinamo e Bukureshtit pas Sulejman Demollarit, Perlat Mustës apo Elis Bakajt.

Me aktivizimin te kjo skuadër, Aliji, i cili do të mbajë numrin 7 në fanellë, shpreson të lërë gjurmë siç bëri Demollari në fillimin e viteve ’90.