EMRAT/ Nga deputetët e PS tek... ja kandidatët për KLSH

Në faqen zyrtare të presidentit të republikës, janë publikuar emrat e të gjithë kandidatëve të interesuar për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shteti.

Ajo që bie në sy është se në listën prej 34 kandidatësh janë disa prej emrave të njohur të parlamentit shqiptar të ilet janë pjesë e grupit parlamentar të PS-së, shkruan Syri.net.

Gjithashtu një tjetër kandidat është edhe ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të presidencës dhe emrat e kandidatëve për kreun e KLSH:

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton të gjithë të interesuarit se, pas përfundimin të afatit të aplikimit, rezulton se kanë shprehur interesin për t’u përzgjedhur si kandidat për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shtetasit e mëposhtëm:

Të dhënat e mësipërme, janë evidentuar nga dokumetacioni i dorëzuar nga aplikantët.

Pas kësaj faze, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se kandidati që do t’i propozohet  Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përzgjedhur në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm, do të publikohet brenda afateve ligjore.