Mema e ka me arbitrat: Nuk e kuptoj çfarë patën

Tirana humbi sot në transfertë me Teutën me rezultatin 2-1, ku ishte duke udhëhequr në pjesën e parë, shkruan Syri.net.

Ende nuk ka ardhur fitorja e parë nën drejtimin e Ardian Memës për bardheblutë, teksa pas kësaj disfate tekniku i kryeqytetasve deklaroi: “Të vjen keq, janë 10 raste të humbura. Nuk gjej dot fjalë. Ekipi u shpreh shumë mirë. Unë nuk e kuptoj çfarë kishte arbitri. Filloi duke dhënë faulle në mesfushë dhe na afronte afër portës. Edhe ndeshjen e parë kam folur për arbitrin. Tirana nuk ka nevojë ta ndihmoj kush, thjesht të japin vendimet e drejta”.