Merret në pyetje për vrasjen e të birit, babai i Kacifas dy orë te Krimet e Rënda

Jani Kacifa, babai i 35-vjeçarit, Konstandinos Kacifa ishte sot për rreth 2 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dhënë dëshminë e tij.

Ai ishte thirrur nga prokurori i çështjes, Njazi Seferi.

Jani Kacifa dha dëshminë e tij në prani të dy avokatëve, një shqiptar dhe tjetri grek.

Mësohet se babai i 35-vjeçarit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes që djalit.

Mësohet gjithashtu se nuk ka ende një autorizim nga prokuroria që familja të tërheq trupin, pasi ka ende veprime për t’u kryer nga grupi i ekspertizës mjeko-ligjore.

Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të RENEA-s, për të parë se si është zhvilluar operacioni.