Kompanitë e basteve ‘zgjedhin’ trajnerin e ri të Realit, ja koeficientët dhe favoritët!
Real Madrid ka pothuajse edhe dy javë kohë për të zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës.
Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, aktualisht Perez ka emëruar përkohësisht Santiago Solarin i cili bëri një paraqitje të mirë duke fituar 4-0 ndeshjen e parë nën drejtimin e “Los Blancos”.
Por kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët dhe emrat favorite për të marrë drejtimin e Realit, shkruan SYRI.net.
Në vendin e parë qëndron trajneri aktual Solari i cili kuotohet 2.00, në vendin e dytë pozicionohet Roberto Martinez dhe Pochettino me kuotën e njëjtë 3.25, ndërsa podiumi plotësohet nga Arsene Wenger 6.5.
Ja të gjitha kuotat:
Santiago Solari 2.00
Pochettino 3.25
Martinez 3.25
Wenger 6.50
Conte 10
Jose Mourinho 21.00
Gutti 23.00