I dënuar me 20 vjet burg në Gjermani, arrestohet në Prishtinë. Emri

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një përson që sihtë në këkrim ndëkormbatrë nga Gjermania dhe që ishte i denuar atje me 20 vjet burg.

Qadir Ali Kan, shtetas gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i është kapur këtë të premte pas mesnate në Prishtinë.

Ali Kan i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim me drogë dhe i kërkuar nga Gjermania, është arrestuar në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast” që shërben për kërkimin e të arratisurve.

Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin e shtetasit gjerman.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri e Punëve të Brendshme”, ka thënë Krasniqi.