Anulloi viziten në Tiranë por jo atë në samitin në Bullgari…

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka shtyrë vizitën e tij në Tiranë. Ne media u raportua se shtyrja e vizites erdhi si shkak i vdekjes së ministrit për Shërbimet Fetare, David Azoulai.

Benjamin Netanjahu kishte parashikuar të vizitonte vendin tonë dje më 1 nëntor.

Megjithate, kjo nuk ka penguar axhenden vijuese te tij. Duke e shoqeruar me foto bilaterale, “The Jeruzalem Post” shkruan  sot se kryeministri i Izraelit mori pjese ne Samitin e  “Craiova Group” si i ftuar i nderit ne Varna, Bullgari.

Samiti u mbajt nga kreret e shtetit te Bullgarise, Rumanise, Serbise dhe Greqise qe formojne grupin Craiova.

The Jerusalem Post shkruan se kjo eshte hera e pare qe nje lider i huaj ftohet në këtë  Samit