Rrëfehet Morena Taraku: Jam nën vëzhgim gjithë kohës, ndaj ruhem në këto gjëra

Morena Taraku, është gjithmonë e para sa herë që flitet për provokimet të cilat përveç saj, vështirë se dikush di t’i bëjë.

Së fundmi në një intervistë për ‘Revista Class’ modelja ka folur për projektet e saja dhe mbi jetën private duke qënë shumë e rezervuar për këtë të fundit.

E pyetur nga gazetarja se si është përditshmëria e saj, këngëtarja është shprehur se nuk ndryshon nga ajo e njërëzvë të zakonshëm por është shumë e vëmëndshme sepse është gjithmonë afër paragjykimeve.

‘Nëse them se është ndryshe nga një ditë normale e njerëzve, gënjej. Ajo çfarë neve na takon është të jemi shumë të vemendshëm, sepse jemi gjithmone afër paragjykimeve, thashethemeve dhe para syve të njerëzve. Nuk do thotë që ne bëjmë me shumë gabime se njerëzit e tjerë, por gabimet tona shihen dhe përfliten. Kështu që s’do cekja asgjë më shumë, njësoj si të gjithë jetojmë, ushqehemi, punojmë...’është shprehur Morena.