Perez i shqetësuar, trajneri i njohur i thotë ‘JO’ Real Madridit

Roberto Martinez ka refuzuar ofertën e Real Madridit për tu bërë trajner i tyre.

Pas refuzimit të Antonio Contes, është tani edhe trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez që ka refuzuar ofertën e propozuar nga Florentino Perez.

Martinez që udhëhoqi Belgjikën drejt vendit të tretë në Kupën e Botës në Rusi, ka thënë se nuk dëshiron të humbas kohë duke u marrë me spekulime, shkruan SYRI.net.

“Nuk dua të humbas kohë me këto gjëra”, është përgjigjur Martinez.

Real Madrid për dy javë do të drejtohet nga trajneri Santiago Solari, ndërsa më pas Perez duhet të ketë vendosur për trajnerin që do t’i besohet klubi në fuqi kampion europe.