United synon transferimin e portugezit, Juventus i kthen këtë përgjigje

Manchester United është interesuar për mbrojtësin Joao Cancelo por Juventusi ka refuzuar menjëherë pasi sipas tyre “ylli” i skuadrës nuk është në shitje.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport” këtë mëngjes, Jose Mourinho është një admirues i madh i portugezit, shkruan SYRI.net.

“Special One” shtyu bordin drejtues të Djajve të Kuq për të nënshkruar me atë, shkruajnë mediat përtej Adriatikut.

Kishte diskutime fillestare në të cilat Unitedi kërkoi informacion, por Juve e bëri të qartë se Cancelo nuk është në shitje as në janar as verën e ardhshme.

Gjatë merkatos së verës, portugezi u bashkua me “Bianconerëve” nga Valencia në një marrëveshje 40 milionë euro.