I kushtoi Realit 45 milionë euro, Vinicius gati të largohet. Ja 5 klubet që e duan...
Arsenal mund të jetë vetëm një nga pesë destinacionet potenciale për sulmuesin e ri të Real Madridit, Vinicius Junior.
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior mund të largohet gjatë merkatos së janarit në formulën e huazimit, pasi nuk po arrin të gjejë vend në skuadrën e parë të ‘Los Blancos’.
Siç raporton ‘Don Balon’ janë pesë skuadra që kanë shprehur interesim për 18-vjeçarin e talentuar.
Përveç Arsenalit, për sulmuesin brazilian të interesuar janë edhe Genoa, Interi, Napoli, Roma dhe Borussia Dortmund.
Vlen të theksohet se Vinicius Junior te Real Madrid është transferuar nga skuadra braziliane e Flamengos.