Gazetari zbulon provën e rëndësishme anti-Tahiri

Prokuroria ka një dëshmitar të mbrojtur dhe gjykata ka siguruar një provë kundër ish-ministrit Saimir Tahiri.

Deklaratën e bëri gazetari Basir Çollaku në studion e emisionit “Opinion”.

Sipas Çollakut, “Prokuroria ka një dëshmitar të mbrojtur. Gjykata ka siguruar provën që një person ka marrë garanci nga Saimir Tahiri për trafikimin e 2 tonë drogë”, deklaroi Basir Çollaku.

Saimir Tahiri, sërish e shmangu një shpjegim të mundshëm, “nën argumentin” dhe “garancinë”, se “do ju dëgjoj ju, pas tre muajsh kur të thoni për këtë provë, se është ‘zhdukur nga Edi Rama’”.