Çudit Tahiri: Shqipëria nuk ka banda, por ca kriminelë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është rikthyer pas 1 viti në studion e emisionit “Opinion”, duke deklaruar se Shqipëria nuk ka banda, kriminelë dhe ka më pak se çdo vend tjetër.

Sipas Tahirit tha se kjo histori po bëhet e qëllimshme dhe një fakt të tillë e shprehur me përgjegjësi se në vendin tonë nuk veprojnë banda, por ca kriminelë.

“Shqipëria ka kriminalitet si çdo vend tjetër. Ka Greqia, Itali dhe Spanja më shumë kriminelë se Shqipëri. Nuk ka vendi ynë familje mafioze, por kriminelë”, tha Tahiri.