Berisha bën deklaratën ‘bombë’: Një ambasador më tha se Dako do arrestohet

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një deklaratë bombë mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat’ ku ka thënë se një ambasador i kishte thënë se do të arrestohet Vangjush Dako.

Edhe pse nuk e tregoi emrin e ambasadorit, ish-kryeministri tregoi një pjesë të bisedës me të. Ai tha se i kishte reaguar pas deklaratës me ambasadorin duke thënë se do të ishte e pamundur që të arrestohej Dako për shkak të lidhjeve me Ramën.

“Përgjigjja e ime për ambasadorin ishte se nuk mund të lejojë Rama të arrestohet gjysma tjetër e tij. Koha më dha të drejtë mua”, tha Berisha.