Meta me aktorin italian Sebastiano Somma festojnë ditëlindjen e Kardinalit Troshani

I pranishëm në festën e organizuar për ditëlindjen e Kardinalit shqiptar Ernest Troshani, që u zhvillua në ipeshkvin e Firences ishte dhe aktori i njohur italian, Sebastiano Somma.

Ka qenë vetë kreu i shtetit Ilir Meta, i cili në fund të festës ka publikuar edhe një foto ku gjendet në krahë të kardinalit Troshani dhe aktorit Somma.

Ja çfarë shkruan Meta:

Sebastiano Somma, aktori i njohur italian, na impresionoi të gjithëve me interpretimin e jashtëzakonshëm të jetës së Kardinalit tonë Troshani këtë mbrëmje në Firence.