Bixhoz me dashurinë/ Omkara bashkëpunon me Zvetlanën kundër Kali Takurit, ja ç’do ndodhë nesër

Anika dëgjon Shivain duke i thënë Omit se për të ka shumë rëndësi emri dhe gjaku i bashkëshortes. Por në fakt ajo keqkuptohet dhe ofendohet. Anika largohet nga shtëpia. Pinki i thotë Shivait t’i japë divorcin Anikës sepse ata nuk kanë të ardhme bashkë.

Shivai i thotë se nuk do që të dëgjojë asnjë fjalë kundër bashkëshortes së tij. Sahil bind Shivain të telefonojë Anikën. Ajo ja mbyll telefonin. Sahil i tregon ku ndodhet Anika. Shivai shkon atje por Anika nuk pranon të flasë. Ajo i hedh ujë në fytyrë.

Shivai vepron në të njëjtën mënyrë. Ai e merr Anikën me forcë dhe e kthen në shtëpi. Shivai i tregon Anikës që e keqkuptoi bisedën e tij me Omin dhe dëgjoi vetëm gjysmën. Anika qan dhe i thotë se e kanë thirrur jetime që në fëmijëri por ajo gjithmonë ka luftuar.

Shivai i thotë se për të do luftonte me gjithë botën. Ndërkohë Gori i lutet perëndisë ta shpëtojë Omin dhe thotë se është faji i saj që Kali erdhi për t’u hakmarrë. Xhanvi dhe halla e dëgjojnë dhe habiten. Ato pyesin Gorin.

Gori i tregon historinë e saj në Bareli. Xhanvi e mbështet Gorin dhe nuk e lë të shkojë tek Kali. Ajo i thotë se fati ka qenë i shkruar që ajo dhe Om të jenë bashkë. Në mëngjes Texh i jep Xhanvit letrat e divorcit dhe i thotë se tani është i lirë.

Zvetlana i ofron ndihmë Omit por ai e përzë nga shtëpia. Gori vendos të gjejë prova kundër Kalit dhe futet në dhomën e tij. Aty vjen edhe Kali me Zvetlanën. Gori habitet kur i sheh bashkë dhe i filmon nga poshtë krevatit.

Kali shkel në dorën e Gorit por Zvetlana ja tërheq vëmendjen. Gori arrin të dalë nga dhoma dhe shkon tek Om. Ajo i tregon që i filmoi Kalin dhe Zvetlanën bashkë. Om i tregon që ky është plani i tij dhe i Zvetlanës./revistawho