Banditët rrëmbejnë 5 murgesha të Martës dhe Marisë

Banditë të armatosur kanë rrëmbyer 5 murgesha rregulltare të Misionarëve të Martës dhe të Marisë në shtetin Delta të Nigerisnë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fides, në 25 tetor, disa njerëz të armatosur ndaluan makinën e murgeshave që po ktheheshin nga një funeral në Agbor.

Banditët qëlluan me armë për ta ndalur makinën e murgeshave dhe plagosën dy prej tyre në këmbë. Por, ata u larguan duke i marrë me vete pesë murgeshat.  

Rrëmbimi i murgeshave është vetëm ngjarja e fundit e një seri incidentesh të ngjashme që prej kohësh po verifikohen në shtetin Delta dhe në zona tjera të Nigerisë juglindore.