Korrupsion në Inspektoriatin e Mjedisit, kërkohet shkarkimi i drejtorit dhe 14 punonjësve

Task Forca Antikorrupsion e ka shkrirë pothuajse Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit në Tiranë. 15 largime nga puna janë rekomanduar ndër 36 masa disiplinore që janë marrë në total duke filluar nga Kryeinspektori. Këtë e bëri të ditur sot, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Konkretisht, është rekomanduar largimi nga detyra për Kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Tiranë si dhe për 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë të po këtij institucioni;

Për këtë institucion janë rekomanduar gjitashtu edhe 13 masa të tjera disiplinore.