DOKUMENTI italian/ Ja pse Saimir Tahiri nuk është i pafajshëm

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nën hetim për trafik droge me kushërinjtë e tij Habilaj dhe nën hetim për korrupsion të zyrtartëve të nivelit të lartë, sot i mashtroi live shqiptarët.

Tahiri sot bëri publik një dokument të Prokurorisë së Katanisas (fotot më poshtë) në të cilin thuhej se ndaj tij ishin pushuar hetimet në Itali.

Ky fakt është i vërtetë që Prokuroria e Katanis ka pushuar hetimet për Tahirin, por ish-ministri i Brendshëm nuk sqaroi faktin se pse është pushuar hetimi ndaj tij.

Tahirit sot nuk sqaroi se hetimi ndaj tij është pushuar pasi Prokuroria e Antimafias Italiane nuk ka gjetur një vepër penale që ish-ministrit ta ketë kryer në Itali e për këtë shkak ndaj tij nuk mund të merrej asnjë masë.

Por në dokumentin e bërë publik nga Saimir Tahirit shprehet qartësisht se Moisi Habilaj fliste në telefon dhe me anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, pikërisht për kushëririn e tij, ministër të Brendshëm.

Ja çfarë shkruhet në dokumentin e Prokurorisë së Katanias:

'Në lidhje me pozicionin e Saimir Tahirit, ndërmjet të gjithave duhet saktësuar fakti se në bisedat e përgjuara në të cilat të hetuarit e tjerë flisnin në mënyrë të qartë për të njëjtin person të hetuar, Tahirin, ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe kushëri i Moisi Habilajt'.

 

Ndërsa më poshtë në të njëjtin dokument të Prokurorisë së Katanias, vërtetohet i gjithë fakti se Moisi Habilaj ka blerë byzylykë për bashkëshorten dhe nënën e Saimir Tahirit.

Gjithashtu konfirmohet edhe fakti se Habilaj i ka dhënë Tahirit të paktën 30 mijë euro.

Ja çfarë shkruhet në dokumentin e Prokurorisë së Katanias:

‘Në bisedat e para të regjistruara brenda makinës së Moisi Habilajt mes këtij të fundit dhe Sabaudin Çelaj të datës 16 dhjetor 2013 dhe me këtë rast ai thotë se kishte blerë byzylykë për bashkëshorten dhe nënën e Saimir (biseda me numër protokolli 558 në orën 12:05) dhe pak më vonë (me numër protokolli 559 në orën 12:15) ata të dy komentojnë për çmimin e byzylykëve dhe konfirmon se do ti japë 30 mijë euro Saimirit'.