Konferenca e Tahirit, nuk përmbahet Paloka: Një baxhellë sapo foli ...

Nënkryetari i PD-se, Edi Paloka ka reaguar shume ashper pas deklarates për shtyp të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që eshtë nën hetim për trafik droge dhe korrupsion ne nivele te lart.

Tahiri doli e tha me te madhe se ndaj tij Italia nuk ka hetim, por harroi te thote edhe faktin se Prokuroria e Katanis ka vertetuar faktin se Moisi Habilaj fliste per kusheririn e tij, minister i Brendshem kur i blinte dhurata.

'Pamë një baxhellë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve', shkruan Edi Paloka ne faqen e tij ne Facebook.

Reagimi i plote i Edi Palokes ne Facebook: 

Dikur, ruajta e virgjerisë për femrat ka qenë një problem jo i vogël.

Ka patur dhe zakone të tilla, që pas natës së parë të martesës, çarçafet e gjakosur, duhej të vareshin në vend të dukshëm që bota të kuptonte se nusja kishte dalë e virgjer.

Virgjeria vazhdoi të ishte problem dhe gjatë komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen.

Femra që ishin palluar sa e me ke kishin mundur, kur ju vinte koha për tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”.

Pas kësaj familja ju gjente ndonjë burre nga provinca dhe gjithshka shkonte për bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafet e përgjakur.

Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjetër...

Një baxhellë të tillë sa e pamë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve.