Probleme kushtetuese ... arsye pse nuk është dekretuar Lleshi

Prej ditësh emri i Sandër Lleshit vazhdon të jetë në tryezën e presidentit Ilir Meta, si propozim i Edi Ramës për ministër të Brendshëm.

Por dekretimi nga presidenti Meta ende nuk ka ardhur.

Arsyet ende nuk dihen, por kreu i PDK-së Nard Ndoka është shprehur se janë gjetur probleme kushtetuese në lidhje me Lleshin.

 ‘Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion….

Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha” – tha Ndoka.

Nga Presidenca nuk ka një qëndrim se përse ai nuk po e firmos dekretimin ministrit të ri derisa ai është brenda afatit që i njeh Kushtetuta.

Nëse presidenti nuk bie dakord me emrin e propozuar, ai mund t’i kërkojë kryeministrit që ta ndryshojë propozimin.