Liberalizim vizash në dhjetor?! Kosova ka ende 10 shkallë për të ngjitur!

Kosovarët kanë edhe dhjetë shkallë për të ngjitur për liberalizimin e vizave e deri tani kanë hedhur vetëm tre. Në një analizë të bërë nga Radio Evropa e Lirë, jepen qëndrimet që po mbahen në Kosovë ndaj këçsaj çështjeje, ku spikasin premtimet e qeveritarëve se liberalizimi i vizave do të bëhet i mundur brenda këtij viti. Në fakt, po t’i hidhet një sy shkallëve  diplomatike që duhet të ngjisë Kosova, janë akoma dhe trefishi i atyre që janë ngjitur deri tani.