I quajti protestuesit kafshë/ Deputeti i PD, Ramës: Kryeministër je komunist, shumë shpejt do të përballesh me ...

Deputeti demokrat, Isuf Çelaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili i etiketoi protestuesit kuksiane si ‘grup kafshësh të kopshtit zoologjik’.

Përmes një postimi në Facebook, Çelaj thotë se Edi Ramëqs nuk i shkulet mendësia komuniste, dhe këtë e tregoi edhe dje, duke fyer ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Ndërkohë Çelaj shkruan se shumë shpejt Rama do të përballet me urganin e protestave të shqiptarëve të cilët do të rrëzojnë këtë të keqe që ka pushtuar vendin.

Ja çfarë shkruan Çelaj:

Z.Kryeministër!

Teksa dëgjova etiketimin tuaj ndaj protestuesëve të djeshëm në Kukës dhe Has, "si grup kafshësh të kopshtit zoologjik", menjëherë mu kujtua një nga legjendat urbane të viteve 90, në kohën e protestave të para antikomuniste, ku thuhej se një nga pjestarët e familjes së diktatorit Hoxha ishte shprehur për shqiptarët : "U zgjuan kafshët". Siç duket, reminishenca dhe mendësia komuniste ndaj atyre që nuk mendojnë si ju, që nuk ju duan, që nuk janë dakort me ju, qenka më e thellë seç duket. Ju e dini fort mirë z.Kryeministër që ajo zonë, është ndër trevat më vitale të shqiptarisë, ju e dini që kuksianët, tropojanët, hasjanët, janë ndër njerëzit me shpirtin më të lirë. Ju e dini fort mirë se i tillë ishte Hafzi Nela, i cili u var në agoni të rregjimit komunist pikërisht, sepse donte lirinë dhe fjalën e lirë, i tillë ishte Azem Hajdari, prijësi i lëvizjes studentore. Ju e dini që Qarku i Kukësit është qarku më i varfër, ku varfëria, papunësia, emigracioni janë në nivele alarmante. E në të tilla kushte, ju duhet ta dini se jo të gjithë shqiptarët ndajnë të njëjtin mendim për ju, si sejmenët tuaj. Me këtë mendësi për banorët e Qarkut Kukës, për njerëzit që protestojnë, për fjalën e lirë, ju nuk mund të jeni kurrë kryeministër i gjithë shqiptarëve, ju nuk mund të jeni kurrë kryeministri që udhëheq lokomotivën tonë drejt Europës. Ju siguroj se, protestat e kukësianëve e hasjanëve do të jenë sipari nga ku do të fillojë uragani i protestave për largimin e mazhorancës tuaj varfëruese e shkatërruese për shqiptarët.

Taulant Halili/ Syri.net