Flamurtari dy mungesa të rëndësishme ndaj Kukësit

Flamurtari do të përballet ditën e premte me Kukësin, ndërsa trajneri Daja do të vuajë mungesën e dy lojtarëve kryesorë.

Albi Alla vijon të stërvitet i diferencuar, për shkak të një dëmtimi ndërsa për tu theksuar është fakti se mungesë për këtë ndeshje do të jetë edhe Musta, që ka plotësuar numrin e kartonëve.

Kjo do të thotë se vlonjatët do të kenë dy mungesa të sigurta në transfertën e Kukësit, e cila do të luhet në Kamzë.