E bujshme nga Italia/ Milan po kërkon rikthimin e Alexandre Patos

Milan po shqyrton mundësinë për rikthyer Alexandre Paton.

29-vjeçari brazilian gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur në Europë me Milanin dhe ky operacion nuk do të ishte i vështirë gjatë merkatos së janarit, shkruan SYRI.net.

Megjithatë, pavarësisht marrëdhënieve të mira me drejtorin teknik Leonardo, “Calciomercato” raporton se braziliani nuk është në planin e parë të Milanit që ka hedhur sytë nga Zlatan Ibrahimovic.

Nëse dështojnë negociatat me “bomberin” suedez atëherë Milani do të synojë të sjellë sërish Paton në “San Siro”.

Kujtojmë që Pato kur ishte pjesë e Milanit shënoi 63 gola dhe fitoi një Scudetto.

Alexandre Pato ka një kontratë deri në dhjetor të 2019-ës me klubin kinez, Tianjin Quanjian.