Telefonata, ka bombë në Gjykatën e Magjistraturës së Athinës

Sërish alarm për bomba në Athinë. Policia e kryeqyteteit grek u vu në lëvizje pas një alarmi.

Një person anonim telefonoi rreth orës 09.50 të së mërkurës në zyrat e zougla.gr dhe paralajmëroi se një mjet shpërthyes do të shpërthente në Gjykatën e Magjistraturës në Athinë.

Gjykata ndodhet në rrugën "Lukeres". 

Mësohet se gjithë banorët që jetojnë pranë qendrës së Athinës janë evakuuar. 

Akoma nuk ka shjme detaje per lajmin, pritet reagimi i policisë.