Vrasja e Kaçifas, avokati grek: Autoritetet shqiptare po e mbulojnë, plagët të qepura, trupi i larë

Avokati i familjes së Konstandios Kaçifas që u vra nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës tha në një deklaratë për mediat greke se ai është lejuar ta shohë vetëm për 5 minuta trupin e klientit të tij. Avokati tha se autoritete shqiptare po i mbulojnë provat e vrasjes dhe e vetmja gjë që ai mundi të shihte për të hedhur dritë mbi rrethanat si u vra minoritari ishte se plagët e të vrarit ishin qepur dhe trupi ishte larë.

Avokati tha se kufoma kishte dy plagë, në shpinë dhe kraharor dhe ato ishin të qepura, kurse larja e kufomës kishte zhdukur të gjtiha gjurmët apo provat. Pas 5 minutave mbikqyrje dhe jo më shumë, në shoqërinë e një eskorte dhe familjarëve, trupi u mor nga pala shqiptare me pretendimin se do të dërgohej në Tiranë për ekzaminime.

 Avokati V.Vougkouklakis është pajtuar nga familja Kaçifa për të zbuluar rrethanat se si u vra 35-vjeçari minoritar, nxitur nga dyshimet se vrasja ka qënë e qëllimshme.