Grekët thirrje rraciste kundër shqiptarëve/ Gazetarja: Sot mund të presim gjithçka

Pas vrasjes së Kostandonos Kaçifas, pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA dy ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës, situata ka agravuar edhe më tej.

Mbrëmjen e sotme disa qytetarë grekë gjatë protestës kanë dhunuar simbolet kombëtare shqiptare duke djegur flamurin kuq e zi, si dhe dukë bërë thirrje rraciste ndaj shqiptarëve.

Gazetarja Ira Londo, gjatë një lidhjeje direkte me emisionin ‘Dritare me Rudinën’ ka thënë se në këto momente po mbahet në protestë anti-shqiptare në Athinë, me thirrje të forta raciste.

“Ata kanë dalë në orën 19:30, rreth 200 persona me grupe minoritare dhe ndoshta edhe organizata ekstremiste. Thirrja është bërë nga media elektronike. Janë mbledhur para parlamentit. Ka pasur thirrje maft të rënda anti-shqiptare, thirrje raciste. Është tejkaluar në median greke çdo lloj etike, dhe këtë mbrëmje mund të presim gjithçka”, tha gazetarja.