FOTO/ Alketa Vejsiu shkeli ligjin, kapet duke ecur në korsinë e kundërt? Prezantuesja tregon të vërtetën

Të gjithë mbetën të habitur kur panë dje një video në Instastory-n e Alketa Vejsiut. Në këtë filmimin moderatorja shfaqej duke ecur më makinë në kursin e kundërt

Një gjë e tillë i la të gjithë të nënkuptonin se ajo po e shkelte ligjin publikisht, madje duke e publikuar këtë edhe në rrjetet sociale. Por jo të gjitha gjërat janë ashtu siç duken,  pasi vërtetë qëndron krejt ndryshe.

Pas reagimit të menjëhershëm të fansave, ka qenë pikërisht vetë Alketa, ajo që ka sqaruar gjithçka, duke publikuar një tjetër fotografi nga rruga në fjalë, në mbishkrimin e të së cilës lexohet: “Jam kundravajtje në këtë korsi, sepse rruga është e bllokuar për makinat! Nuk është inaguruar ende”.

Një gjë e tillë ka rehabilituar figurën e moderatores së njohur.