Prokuroria greke ndërhyn në hetimin e vrasjes së Kostandinos Kacifas, hap dosjen e saj për këtë ngjarje

Prokuroria greke ndërhyn në hetimin e vrasjes së Kostandinos Kacifas. Në funksion të kësaj, prokuroria helene ka hapur dosjen e hetimeve për këtë ngjarje.

Ndërkohe që hetimet fillimisht kishin nisur nga prokuroria e Janinës, është urdhëruar që dosja e këtyre hetimeve të transferohen në Prokurorinë e Athinës.

Mësohet se kanë vijuar dëshmitë e familjarëve, ndërsa motra ka dorëzuar në prokurorinë greke ID-në e Kostandinos Kacifas.