Icardi ul euforinë tek Interi: Na mungon ende diçka që të quhemi anti-Juve

Me fitoren e arritur mbrëmjen e djeshme në “Olimpico” me Lazion, Interi u ngjit në vend të dytë me pikë të barabarta me Napolin, shkruan Syri.net.

Zikaltrit po kalojnë një formë të mirë, duke i bërë presion Juventusit.

Por kapiteni Mauro Icardi duke kërkuar të ulë euforinë, deklaron se ende ekipi i tij nuk është anti-Juventus.

“Po kalojmë një moment pozitiv. Duke përjashtuar humbjen me Barcelonën, gjërat po shkojnë më së miri, si për mua po ashtu edhe për skuadrën. Na mungon ende diçka për të thënë që jemi anti-Juventus, por jemi të lumtur me paraqitjet. Skuadra po rritet dhe ne po punojmë për t’u përmirësuar”, theksoi Icardi.