Vrasja e grekut në Bularat, e motra: Bisedat e policëve me celular …

Motra e Konstantinos Kacifas, ka folur rreth përplasjes me armë në Bularat ku humbi jetën vëllai I saj.

 Ajo ka thënë se familja kërkon të dëgjojë bisedat që policët kanë bërë me celular atë ditë.

Kërkojmë të dalë e  vërteta dhe të mësojmë cfarë ndodhi.

Në këtë situatë që jemi, familja jonë kërkon të mësojë të vërtetën, thotë motra e Kacifas.

“Nga kamerat, nga sateliti, nga çdo mjet që mund të mësojmë atë që duam më shumë në këtë moment familja, në këtë situatë që është, të vërtetën. Jemi në një gjendje shumë të keqe. Duam të dalë e vërteta, të mësojmë fiks çfarë ndodhi, duam të dëgjojmë bisedat e policëve nga celularët e tyre kur ndodhi gjithçka, nga kamerat”, tha motra e Kacifas.

Ndërkohë familja ka shkuar në morg për tërheqjen e trupit.