Rrufeja godet shtyllën në oborrin e shkollës, plagosen 4 nxënës

Rrufeja ka goditur një shtyllë elektrike afër një shkolle në Cërrik.

Bëhet e ditur se 4 nxënës, janë lënduar por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e një shkolle në fshatin Gostimë, bashkia Cërrik.

Nga goditja e rrufesë janë këputur telat e korentit, të cilë kanë rënë në oborrin e shkollës duke rrezikuar edhe shumë fëmijë të tjerë. 

Fëmijët janë transportuar në spital.