FOTO/ Dalin pamje pak minuta pas vrasjes së Kacifasit

Të tjera detaje dhe pamje janë bërë publike pas vrasjes së Kostandinos Kacifasit në Bularat të Gjirokastrës.

Janë mediat greke që kanë bërë publike disa fotografi të marra nga një filmim i bërë  pak minuta pas vrasjes së Kacifasit nga ana e RENEA-s.

Në foto duken disa gjurmë gjaku në disa gurë, e këto janë edhe provat që sipas familjarëve dhe banorëve të Bularatit, Kacifas fillimisht është plagosur dhe më pas është vrarë nga ana e forcave speciale RENEA.