VIDEO/ Reshjet e shiut, përmbytet Durrësi e Vlora
Siç ndodh zakonisht, me reshjet e sotme të shiut janë përmbytur menjëherë qytetet e Durrësit dhe Vlorës.
Por jo vetëm kaq.
Gjithashtu është bllokuar puna edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës, duke mos u nisur asnjë traget.
Në Durrës kanë mjaftuar pak minuta shiu për tu përmbytur i gjithë qyteti.
Në Vlorë mësohet se ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve për shkak të shiut dhe të erës.
Siç bëhet e ditur era fryn me një shpejtësi prej 10m/s, ndërsa dallgët në det të hapur arrijnë deri ne 8 ballë.
Sipas kapitenerisë së Vlorës, situata pritet të përmirësohet rreth orës 14:00 të mesditës.
Trageti drejt Brindizit pritet që të niset rreth orës 16:00.
Deti ne Vlore