Basha: Do të dalin skandale të reja të qeverisë, vendi në kolaps total

Kreu I opozitës Lulzim Basha deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD se vendi është në kolaps total.

Basha tha se minimumi 15 mandate të qeverisë janë jolegjitime. Do të vazhdojë beteja për dekriminalizimin e zgjedhjeve, theksoi lideri I opozitës. 

“Vendi eshte ne kolaps total. PD do vazhdoje betejen per dekriminalizimin e zgjedhjeve.  Ne do përgatitemi intensivisht per zgjedhje dhe do t’i fitojme ato. Duhet te behemi gati, dita e perballjes me qeverine mund te jete me e shpejte sesa e mendojmë”- ka thënë Basha gjatë fjalës së tij ne mbledhjen me dyer te mbyllura.

"PD do të vijojë bojkotin e seancave plenare", theksoi Basha.

Lideri demokrat tha se nga grupi hetimor është sugjeruar arrestimi I Vangjush Dakos.