Karvani i emigrantëve, SHBA-ja dërgon 5200 trupa në kufi me Meksikën

Pentagoni është duke dërguar 5200 trupa në kufirin me Meksikën ku mijëra emigrantë nga Amerika Qëndrore po i drejtohen në karvan SHBA-së, njofton BBC. Gjenerali Terrence O’Shaughnessy tha se operacioni “Patriotë besnik” do të fokusohet në Teksas, Arizona dhe Kaliforni.

Presidenti Donald Trump tha se “pushtimi” i emigrantëve do ta gjente ushtrinë amerikane duke i pritur ata. Ai tha për Fox News që “qytete me tenda” do të ngrihen për emigrantët që kërkonin azil në sHBA.

Aktualisht janë 2100 anëtarë të Gardës Kombëtare në kufi, të dërguar pas kërkesës së Trump në prill.

Të dy kahet politike amerikane janë akuzuar se po përdorin emigrantët për të fituar zgjedhjet elektorale vetëm një javë para se amerikanët të shkojnë në votime.

Në zgjedhjet afatmesme në 6 nëntor, Partia Republikane e presidentit Trump do të kërkojë t'i mbajë të dyja dhomat e Kongresit, larg nga duart e demokratëve.

Emigrantët janë rreth 1600 km larg nga kufiri amerikan. Gjenerali O’Saughnessy tha se trupat do të jenë vendosur deri ën fund të javës me armë, helikopterë, avionë, barrikada për të mbështetur patrullat kufitare./SYRI.NET