FOTO/ Nicki Minaj kopjon videoklipin e Encës

Pak javë më parë këngëtarja Enca Haxhia publikoi videoklipin e saj të ri ‘Kujt po i han’ në bashkëpunim me Don Phenom.

Kënga është pëlqyer shumë dhe pati shumë sukses.

Kjo shihet dhe nga miliona klikime që ka marrë kënga në Youtube.

Tre ditë më parë Nicki Minaj publikoi videoklipin e ri në bahjkëpunim me grupin Little Mix, mirëpo Enca ka vënë re se reperja me famë botërore ka kopjuar atë.

Ashtu si Enca tek ‘Kujt po i han’ dhe Nicki ne videoklipin ‘Woman Like me’ shfaqet si Mona Liza duke lëvizur dhe kënduar brenda portretit.

’Kështu që kur tëjem e famshme mund të thoni,Enca ishte një hap përpara’ ka shkruar këngëtarja.