E martë, i ftohti vjen me shira e rrufe, erë të vrullshme në bregdet

Shtjella ciklonike  e poziconuar  në gadishullin Apenin po afrohet gradualisht drejt Ballkanit perëndimor duke ndryshuar kushtet atmosferike në vendin tonë dhe Kosovë.

Dita e martë, 30 tetor i gjithë vendi do të përfshihet  nga kalimi i një fronti të ftohtë i cili do të shkaktojë rreshje shiu intensive dhe shkarkesa elektrike në Ultësirën Perëndimore . Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 6  lartësi  vale 2,0 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë  me rënie.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/21°C 
Zonat e  ulëta          17/26°C
Zonat  bregdetare   19/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari