Raporti ndërkombëtar/ Shkëmbimi i tokës në Ballkan destabilizon rajonin

Heather A. Conley nënkryetar për Evropën, Eurasia dhe Arktik dhe drejtor i Programit të Evropës në

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, dhe D. C. Matthew Melino hulumtues në Programin e Evropës të CSIS, kanë dalë së bashku me një raport (Twenty-First Century

Transatlantic Sleepwalkers), lidhur me zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, saktësisht për debatin për shkëmbimin e territoreve.

Sipas tyre, “Historia ka shumë ironi të mëdha. Vrasja e kryepeshkopit Ferdinand nga nacionalistët serbë në Sarajevë më 28 qershor 1914, ngriti siparin e një zinxhiri të paparashikuar ngjarjesh që i dhanë fund perandorive, kufizuan kufijtë, dhe krijuan vende të reja të pavarura. Ndërsa përgatitemi për të festuar 100-vjetorin e armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, është ironike që ne jemi përsëri përballë një potenciali ngjarjesh të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor - një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës për të shkëmbyer tokën së bashku - veprim që mund të çlirojë paqëndrueshmërinë e paparashikuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shprehen Heather Conley dhe Matthew Melino.

Duke ju rikthyer ngjarjeve të 100 viteve më parë, ata konstatojnë se SHBA dhe Europa, janë në pozicione të dyzuara.

“Është koha për të zgjuar komunitetit transatlantik ndaj rreziqeve të një shkëmbimi të tokës, veprim destabilizuese për Ballkanin Perëndimor, përpara se të jetë tepër vonë”, apelojnë ata, ndërsa risjellin edhe një herë në vëmendje, rrugëtimin e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë në 10-vjetorin e bombardimeve mbi Serbinë dhe deri sot, ku aspiron për tu anëtarësuar në strukturat euroatlantike dhe BE.

“Ndërsa presidentët Vuçiç dhe Thaçi fillimisht ishin entuziastë për konceptin e shkëmbimit të tokës, të dy hasën në rezistencë të fortë vendase ndaj ndarjes. Një takim i planifikuar i udhëheqësve ballë për ballë, i cila kishte qëllim bisedimet e mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve, më 7 shtator me Përfaqësuesen e Lartë të BE Frederica Mogherini, nuk ndodhi ndërsa kundërshtitë  u rritën ndaj idesë së tyre.

Të dy Vucic dhe Thaçi bënë vizita të panjoftuara në veri të Kosovës (Liqeni Gazivode) në javët e fundit, vizita që u shoqëruan me protestat lokale. Presidenti Vuçiç është politikish shumë më i fortë

për të përballuar protesta të tilla publike, por Presidenti Thaçi është në një pozitë më të dobët politike si një përpjekje edhe për të siguruar trashëgiminë e tij politike dhe rëndësinë e vazhdueshme ndaj fuqisë në rritje të politikës së rivalit  të tij, kryeministri Ramesh Haradinaj, i cili kundërshton fuqishëm ndarjen”.

Për Heather Conley dhe Matthew Melino nuk ka konsensus midis ose serbët apo shqiptarëve të Kosovës për idenë e shkëmbimit të tokës.

“Për momentin, ideja e shkëmbimit të tokës nuk është duke u ndjekur në mënyrë aktive. Megjithatë, përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet Serbi-Kosovë, vazhdojnë ndërsa, ideja e shkëmbimit të territoreve mund të rigjallërohet në të ardhmen...”, theksojnë m ë tej ata.

“Në fund, ndoshta vetëm dinamika pozitive që do të vinte nga Serbia dhe ideja e shkëmbimit të tokës me Kosovën, duhet të zgjojë komunitetin transatlantik nga gjumi i tyre strategjik në mënyrë që të mund të ri-priorizohet dhe të ripërtërihet integrim rajonal shumetnik në Ballkanin Perëndimor”, përfundojnë analizën e tyre Heather Conley dhe Matthew Melino, e mundësuar nga mbështetja e Fondacionit “Rockefeller Brothers”.