VIDEO/ Vrasja në Bularat, historiani: Reagimi i Ramës i ulët

‘Deklarata e Edi Ramës pas vrasjes në Bularat ishte e ulët’.

Kështu e cilëson historiani Arben Llalla reagimin e mbrëmjes së të dielës të Edi Ramës.

Duke folur në një lidhje live me Skype nga Tetova, Llalla tha për gazetarin Alen Xhelili se, Rama nuk duhej të kishte reaguar fare.

‘Reagimi i Edi Ramës nuk ishte i duhuri.

Nuk duhej të reagonte kryeministrit për Kacifasin, por zëdhënësi i ministrisë së Jashtme.

Në fund të fundit në shkollat greke nuk mësohet se kriminelët e terroristët kanë kombësi, por që janë pa kombësi.

Nisur nga këto deklarata mendoj se deklarata e Edi Ramës ishte e ulët’, u shpreh historiani Arben Llalla në SYRI.net.