VIDEO/ Shihni si i përjeton tifozi i flaktë i Realit 5 golat e shënuar nga Barcelona

Barcelona e turpëroi Real Madridin në El Clasicon e parë të sezonit të ri, duke e mposhtur 5-1 në “Camp Nou” në një ndeshje të La Ligës, duke u shkaktuar dhimbje tifozëve madrilenë.

Real Madridi është duke vuajtur vazhdimisht nga rezultatet e dobëta dhe humbjet e shpeshta në këtë fillim sezon nën drejtimin e Julen Lopeteguit, i cili është pranë shkarkimit, por asgjë nuk dhemb më shumë se disfata nga rivali i përjetshëm.

E tillë është dhimbja edhe për tifozin më të madh të Madridit, gazetarin e “AS”, Tomas Roncero, i cili ka vuajtur shumë duke e parë ekipin e zemrës duke u shkatërruar nga rivali Barcelona.

Për më shumë shikojini reagimet e tij në videon më poshtë.