FOTO/ 95-vjetori i Republikës Turke, Meta takon Erdogan

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan në vizitën e tij në Turqi gjatë inaugurimit të aeroportit të ri të madh të Stambollit.

Kreu i Shtetit ka postuar foto në Facebook nga takimi me homologun turk ndërsa shpreh kënaqësi për bisedën. Në takim siç shihet nga fotot e publikuara nga Presidenti Meta marrin pjesë dhe liderë të tjerë të rajonit, si Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ja çfarë shkruan presidenti Ilir Meta:

Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit.