Një ditë para largimit nga Rama, DW shkroi: Nën drejtimin e Xhafajt, do të ketë arrestime të nivelit më të lartë

Media shtetërore gjermane, Dojçe Vele në seksionin shqip,ditën e djeshme bëri raportim për valën e arrestimeve në Shqipëri në kuadër të mega-operacionit ‘Vol-vo 4’, ku protagonistë ishin shërbimet e inteligjencës dhe anti-krimit gjerman. Por ajo që bie në sy në këtë shkrim të medias zyrtare të qevrisë gjermane është  paralajmërimi që ajo bën për arrestime të niveleve edhe më të larta në pushtet se ato të ish deputetëve Arben Ccuko dhe Arben Ndoka.

Duke pasur parasysh se organet ligjzbatuese të gjermanisë kanë zbarkur kohët e fundit në nivelet më të larta në Tiranë dhe kanë pasur takime kokë më kokë me ish ministrin Xhafaj, lagimi I këtij të fundit ngre dyshime të forta, se ka lidhje me këto arrestime të prtitsh që shkojnë deri në nivelet më të larta të Rilindjes.

 “Për shumë vite me radhë, baronët e drogës në Shqipëri konsideroheshin të paprekshëm. Lidhja e tyre me politikën ishte e ngushtë, ishte e rrezikshme që t’i hetoje ata. Kjo po ndryshon tani,” thuhet në artikull.

“Deri më tani politikanët apo zyrtarët shtetërore, të cilët thuhej se ishin të përfshirë në çështjet e korrupsionit dhe trafikun e drogës, konsideroheshin të paprekshëm në Shqipëri. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) në vitin 2017, bandat shqiptare ishin numri një për trafikun e heroinës dhe kanabisit dhe numri 3 për trafikun e kanabisit”.

“Megjithatë, suksesi i operacioneve policore të kësaj jave ka rritur shpresat se kjo mund të ndryshojë së shpejti dhe se politikanët e nivelit të lartë do të përgjigjen para drejtësisë, nëse janë të përfshirë në trafikun e drogës”, shkruante dje DW seksioni shqip..