Rama e shiti Xhafajn për të shpëtuar 'Xhuxhin'

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas largimit nga detyra të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai shkruan se Edi Rama e shiti Fatmir Xhafajn për të shpërtuar Vangjush Dakon.

Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama eshte kreu i mafias shtetërore më të rrezikshme të Europës.

Rreagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!

Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.

Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.

Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore. sb