Shkarkimi i Xhafajt, opozita kërkon 'kokën' e Ramës

Pas shkarkimit të papritur nga detyra të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar opozita.

Kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka ngritur pyetjen pse nuk ka dhënë ende dorëheqjen Kryeministri Edi Rama:

"Po ky kryeministër, i shpëlarë politikisht dhe moralisht, pa të shkuar dhe pa asnjë të ardhme, ç'bën akoma në atë zyrë?! - shkruan Vasili. -  Apo sigurisht zvarritet edhe ca për të ikur turpshëm dhe pa asnje dinjitet, siç vetëm ai mund të ikë."