Ikin dritat tek 'Migjeni' në mes të festivalit, publiku ia merr këngës: Eja, eja luleborë!

Një incident ka ndodhur mbrëmë në natën e parë të festivalit “Luleborë” të këngës qytetare shkodrane. Papritur në mes të shfaqjes energjia elektrike është ndërprerë në sallën e Teatrit “Migjeni”.

Prezantuesja Rudi Dembacaj është përpjekur ta kalojë këtë moment duke kënduar në kor me publikun pikërisht këngën “Luleborë”, shkruan Shekulli. Në këto momente nuk kanë munguar batutat e publikut të pranishëm në radhë. Mësohet se energjia elektrike në sallë është rikthyer pas 15 minutash dhe festivali ka vijuar normalisht.