‘Këta duhet të më paguajnë që unë t’u përmend emrin’, shihni se ç’thotë Linda Morina për reperat shqiptarë

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e pazakontë, Linda Morina, ka sjellë këngën e saj më të re “Nana e Hip-Hopit”, në të cilën u bën diss të gjithë reperave shqiptare, duke filluar me Noizyn e Getin dhe e përfundon me Bebe Rexhën.

Në një moment gjatë emisionit, Linda u shpreh se ajo e konsideron veten si më të zonja se të gjithë këta reperë.

“Këta duhet të më paguajnë që unë t’u përmend emrin. Unë jam më e zonja se këta. Unë kudo ku shkoj mbushen plot lokalet, ndërsa këta edhe kur shkojnë në ndonjë vend, nuk e kanë plot me njerëz”, tha ajo.